Vajza e quajtur Noelle Leyva është një modele nga Los Angeles, dhe këto ditë ajo ka arritur të bëhet edhe më shumë e famshme për shkak të aftësisë së saj të mahnitshme.
Gjegjësisht, Noelle mund ta tërheqë barkun e saj mjaft fort, aq sa brinjët e saj janë shumë të dukshme.
Përndryshe, është një ushtrim i mirënjohur “zbrazja e stomakut”, e cila ndihmon në forcimin e muskujve të barkut.
Video u shikua nga më shumë se 600,000 njerëz në profilin e saj në Instagram, dhe meqenëse është virale, një numër i tillë në të vërtetë është edhe më i lartë. /Telegrafi/
@noelle.leyvaLMAO♬ original sound – Noelle