Vajza transgjinore e Elon Musk ka aplikuar për të ndryshuar ligjërisht emrin e saj pasi nuk dëshiron të lidhet më për të atin.
Siç raportohet, Xavier Musk deklaroi se ajo nuk dëshironte të kishte më “lidhje me babanë biologjik në asnjë mënyrë”, transmeton Telegrafi.
Sipas dokumenteve ligjore të paraqitura nga ajo në një gjykatë në Kaliforni në prill, arsyeja tjetër pse ajo po ndryshon emrin është edhe “identiteti gjinor”. Adoleshentja, e cila ka mbushur 18 vjeç kohët e fundit, dëshiron të njihet ligjërisht si femër dhe me emrin e saj të ri.
Nëna e Xavier Musk është autorja kanadeze Justine Wilson, e cila ishte martuar me miliarderin nga viti 2000 deri në vitin 2008.
Nuk kishte ndonjë shpjegim të mëtejshëm për përçarjen midis vajzës së Musk dhe babait të saj, shefit të Tesla-s dhe SpaceX. /Telegrafi/