Një femër është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht nënën dhe gruan e axhës së saj.
Sipas raporti policor, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:00, në Gjilan.
Siç thuhet në raport, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/