Telegrafi

Vajza spiune ruse u helmua disa ditë pasi “iu dha qasja në një llogari sekrete bankare” – aty kishte rreth 200 mijë dollarë (Foto)

Yulia Skripal u helmua vetëm disa ditë pas ofrimit të qasjes në një “llogari sekrete bankare” në të cilën gjendeshin rreth 200,000 dollarë, të ardhura nga një shitje në Britani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, paratë i përkisnin vëllait të saj Aleksandrit, i cili vdiq në rrethana misterioze në St Petersburg vitin e kaluar.

Asaj i ishte dhënë autorizimi mbi të hollat në fund të shkurtit.

Paratë – tani në një bankë të panjohur ruse – ishin nga shitja e një shtëpie në Britani.

Yulia dhe Alexsander

‘Llogaria e fshehtë bankare’ u zbulua nga mbesa e Sergei Viktoria Skripal, 45 vjeçe, e cila synon këtë javë të udhëtojë për të takuar Julinë në spitalin në Salisbury.

Autoritetet britanike janë duke u përgatitur për t’i dhënë asaj një vizë në mënyrë që ajo të mund të bëhet anëtari i parë i familjes që do të takohet me Julinë dhe gjithashtu të shohë xhaxhain e saj Sergei, i cili mbetet në koma.

Yulia dhe Sergei Skripal

Nga gjendja aktuale e Julia, ajo tha: “E vetmja gjë që kam zbuluar nga diplomatët tanë rusë është se Julia ka hapur sytë, mund të hajë, të pijë dhe madje ka thënë disa fjalë”.

Për paratë ajo tha: “Askush nuk e di këtë ende”. /Telegrafi/