Site icon Telegrafi

Vajza shokohet me mashtrimin: Shikon veten në një reklamë për ilaçe dobësimi

Kirsty Kennedy, 30 vjeçe ka zbuluar se fotoja e saj është vënë paralel me një vajze tjetër, për të treguar se si është dobësuar nga përdorimi i këtyre ilaçeve.

Ajo është shokuar kur ka parë në siten Women Health krahasimin mes dy vajzave të ndryshme, duke bërë që ata që e shohin të besojnë këtë shndërrim në peshë.

“Ata më kishin bërë një vit më të vjetër, të divorcuar dhe që tani isha numri 6 i veshjeve. Pse dikush do e bënte këtë? Më vjen keq që dikush do e besonte këtë reklamë dhe do merrte këto ilaçe dobësimi. Ky është një mashtrim i ulët”, ka thënë Kirsty për ‘Metro’.

 

 

Exit mobile version