Një grua ka raportuar në polici në Ferizaj se vajza e saj e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj ka dëmtuar orenditë në shtëpi duke i thyer dhe gjuajtur në oborr.
Viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social.
Në konsultim me prokurorin e dyshuara është ndaluar në qendrën e mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/