Telegrafi

Vajza rome më e zgjuar se Ajnshtajni

Nikol Barr, 13 vjeç, është ftuar për takim në këtë universitet, pasi u zbulua se ajo është në 1 përqindëshin e personave më të zgjuar në planet.

Vajza britanike nuk shkonte në shkollë në fillore, por kur iu bashkua akademisë ‘Burn Mill’ në Eseks, mësuesit pikasën talentin e saj dhe jeta e saj ndryshoi plotësisht.

Pasi bëri testin e inteligjencës të shoqërisë Mensa, ajo mori 162 pikë, dy pikë më shumë se dy gjenitë e botës.

Nicole jetonte në një rulo me familjen e saj, e cila është vendosur në Britani prej gjeneratash, por që lëviz rregullisht nëpër vend.

Nëna e saj thotë se inteligjenca e vajzës ka qenë gjithmonë e dukshme.

Para se të mbushte dy vjeç, ajo mund të zgjidhte probleme të thjesht matematikore.

Tani në kohën e lirë ka nisur të mësojë gjuhën mandarine.

Babai i saj, Xhejms, një pastrues 36-vjeçar, që është ndarë nga e shoqja dhe jeton akoma në rulo, thotë se arritjet e saj janë një krenari për komunitetin cigan.

Ajo bëri testin e inteligjencës Mensa pasi babai i saj i dha disa kuice për të zgjidhur.

“I gjithë komuniteti është krenar për të. Ne themi ‘shih, ne mund të bëjmë gjëra të mira’.”

Një i rritur mesatar ka një koeficent inteligjence prej 100 pikësh.

Nëse koeficenti është mbi 140, cilësohesh gjeni.

Mensa ka 110 mijë anëtarë në mbarë botën.

Vetëm 8 përqind janë nën 16 vjeç dhe vetëm 35 për qind janë femra.