Telegrafi

Vajza që vuan nga një sëmundje e rrallë realizon ëndrrën për t’u martuar (Foto)

Si çdo vajzë tjetër, Jroonsi Simanta gjithmonë kishte ëndërruar të ketë një dasmë të madhe e veshur me fustan të bardhë.

Por për Jroonsi nga qyteti Yasothoni i Tajlandës, e cila vuante nga një sëmundje e rrallë e kockave frikësohej se do të mbetet pa martuar, pasi që nuk mund të ecë për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë 37-vjeçarja prapë se prapë ka arritur të realizojë ëndrrën e kamotshme, duke u martuar me një burrë që është 30 vite më i vjetër se ajo.

“Njerëzit me shikonin çuditshëm sepse u dukesha më ndryshe nga të tjerët”, ka deklaruar Jroonsi.

Por me kalimin e viteve ajo u dashurua në një burrë 30 vjet më i vjetër se ajo që quhet Bancha Sabuntham, dhe pasi që ai punonte si roje dhe nuk kishte rrogë të mirë, dasmën e ëndrrave të saj e mori përsipër një artist i makijazhit. /Telegrafi/