Cristiano Ronaldo i dhuroi momentin e vitin vajzës, Addison Whelan, të enjten në mbrëmje, kur ai i dha fanellën e tij 11-vjeçares pas barazimit 0-0 mes Portugalisë me Irlandën.
Addison vrapoi në fushë në stadiumin ‘Aviva’ pas ndeshjes, duke iu shmangur rojeve të sigurisë dhe iu drejtua Ronaldos.
Nuk është hera e parë që ylli i Manchester United është përballur me një njeri që futet në fushë dhe përgjigja e tij ishte plot klas.
Ai i udhëzoi rojet e sigurisë që të largoheshin dhe i dha Addison fanellën e tij nga ndeshja.
Cristiano Ronaldo gives his shirt to a young emotional fan who invades the pitch at full-time ? ? pic.twitter.com/mvLorZttPP
— Football Daily (@footballdaily) November 11, 2021
Ronaldo gjithashtu e përqafoi Addisonin para se t’ia dhuronte fanellën.
Addison u intervistua nga RTE Radio 1’s Morning Ireland të premten dhe ajo zbuloi se futja në fushë dhe takimi me Ronaldon i kushtoi me një gjobë prej 2,500 funte (2930 euro).
“Unë u gjobita për vrapimin në fushë. Babai im do ta paguajë”, ka thënë ajo për Mirror.
Vajza e vogël ka realizuar ëndrrën e saj, pasi edhe ajo luan futboll. /Telegrafi/