Telegrafi

Vajza që tha se kishte bërë 50 operacione për t’u dukur si Angelina Jolie i ka mashtruar të gjithë! (Foto)

Një adoleshente që pretendoi se kishte pësuar 50 operacione për t’u dukur si idhulli i saj, Angelina Jolie ka pranuar se ajo e ka falsifikuar gjithë këtë gjë për të “zbavitur” veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për iranianen Sahar Tabar e cila është quajtur si një “zombie” pasi disa fotografi të saj u postuan në rrjetet sociale, të cilat u shpërndanë me të madhe.

Por, siç edhe dyshohej, tanimë është vërtetuar se fotografitë nuk ishin të vërteta, pasi që siç bëhet e ditur ajo kishte përdorur Photoshop për të “zbukuruar” fotografitë e saj.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet ajo, duke thënë se gjithçka ishte një sajesë. /Telegrafi/