Telegrafi

Vajza që teshtinë 12 mijë herë në ditë (Video)

Katelyn Thornley, 12 vjeç dhe të afërmit e saj po përpiqen dëshpërimisht për t’u çliruar nga tortura që e zuri papritur tri javë më parë.

“Jam e dobët fizikisht. Mezi qëndroj në këmbë dhe mezi ha”, thotë e dëshpëruar 12-vjeçarja.

Ajo teshtinë të paktën 20 herë në minutë dhe për këtë nuk mundet të shkojë as në shkollë. E vetmja periudhë kur nuk teshtinë kur shtrihet për të fjetur, pasi ka marrë më parë një dozë të mira antihistaminësh.

“Gjithçka nisi papritur. Kujtova mos isha alergjike ndaj diçkaje ose nuk kisha larë mirë dhëmbët”, rrëfen 12-vjeçarja.

Deri më tani është gjashtë doktorë kanë hequr dorë nga dalja me një diagnozë përfundimtare dhe të saktë për rastin e vajzës. Disa përjashtojnë viruset apo alergjitë dhe e lidhin gjendjen shëndetësore të Katelyn me stresin.

“Ndonjëherë dëshiroj të largohem prej trupit tim dhe ta shoh veten duke fjetur dhe në qetësi, sepse edhe në ëndrrat e mia unë teshtij”, thotë 12-vjeçarja e dëshpëruar.

Prindërit e vajzës nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara bëjnë thirrje për të ndihmuar vajzën e tyre.