Zemra e Nadya Chandlerit ka ndaluar për një moment, kur e ka parë fotografinë e mbesës së saj, teksa e ndiqte një tigër nëpër kopshtin zoologjik në Devon të Anglisë.
Por, 25-vjeçarja është qetësuar, kur ka kuptuar se Layla është duke vrapuar në anën tjetër të kafazit të rrethuar me xhama, transmeton Telegrafi.
Në fakt, kjo ishte vetëm një reflektim që e tregon vogëlushen, sikur është duke shkuar pas ‘maces së madhe’.
“Gati më ra të fikët, por menjëherë e kuptova se mbesa ime gjendet në pjesën tjetër”, ka shkruar ajo, pasi fotografia është shpërndarë në rrjete sociale. /Telegrafi/