Site icon Telegrafi

Vajza që jetonte brenda një legeni, vdes ditën e Krishtlindjes (Foto)

Ditën e Krishtlindjeve 19-vjeçarja nigeriane Rahma Haruna u nda nga jeta.

Vajza e cila kishte prekur rrjetet sociale jetonte praktikisht pa gjymtyrë dhe qëndronte brenda një legeni për t’u transportuar kudo, qysh në muajt e parë të jetës.

Por ajo nuk ishte dorëzuar, pavarësisht kushteve të vështira të familjes, deri ditën e Krishtlindjeve kur ndërroi jetë.

Rhama jetonte në Kano të Nigerisë, ku prindërit e saj bënin sforco të madhe ekonomike për t’u kujdesur.

Siç tregon nëna e saj, kur Rhama ishte vetëm 6 muajshe kishte mësuar të rrinte ulur, por në atë moment rritja e saj u bllokua dhe që nga ai moment, nuk u zhvillua më, shkruan noa.al.

Vëllai i saj 10 vjeç me emrin Fahad, kujdesej për të. Babai Hussaini, i cili merrej me bujqësi, për 15 vite me radhë kërkoi dëshpërimisht një kurë për të bijën, duke punuar sa më shumë që ishte e mundur, për të mbledhur paratë e nevojshme për shpenzimet mjekësore për të, duke shitur gjithçka që kishte.

Mjekët u dorëzuan para gjendjes së saj, duke mos ditur të japin shpjegim mbi bllokimin e zhvillimit të gjymtyrëve.

Exit mobile version