Telegrafi

Vajza që jeton si sirenë (Foto)

Pesë vite më parë ajo u shpërngul në Tajlandë dhe filloi kurse për zhytje.

E stiloi vetë kostumin e saj si sirenë dhe punoi shumë me teknikën e mbajtjes së frymës.

“Duke punuar si zhytëse mund të fitosh nga 20 deri në 80 dollarë në vit, por duke qenë një sirenë paguhesh shumë më tepër,” – tregon ajo.

Melanie është në gjendje të notojë deri në 85 metra thellësi pa ndjerë nevojën për të dalë në sipërfaqe për ajër, shkruan tvklan. Koha më e gjatë që ajo ka arritur të mbajë frymën nën ujë pa ndihmën e një maske ka qenë 3 minuta e 33 sekonda.

Ajo ka shpenzuar 980 paund për të marrë lëndët e para në mënyrë që të krijonte bishtin e saj me luspa blu dhe rozë.