Derisa shumë njerëz kanë problem të gjejnë një të dashur, një vajzë e re kishte arritur t’ua rrëmbej zemrën njëkohësisht dy meshkujve, të cilët nuk ishin në dijeni për njëri-tjetrin.
Dhe duke dashur të testoj besnikërinë e tyre, ajo vendosi t’ua bëjë një kamerë të fshehur për t’u bindur se cili ishte i denjë për të. Megjithatë, gjërat ndryshuan kur në skenë u shfaq një vajzë e bukur, që ishte pjesë e aktorëve të kamerës së fshehtë, transmeton Telegrafi.
Kur i dashuri i saj i parë po qëndronte në një kafiteri, ajo i doli para fytyrës e veshur me një mini-fund, veshje kjo që menjëherë atë e bëri për vete dhe nuk arriti t’i rezistoj tundimit, duke e puthur qysh në bisedën e tyre të parë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, partneri i saj i parë, tha se është beqar dhe se mezi po pret të takohet sërish me vajzën që e takoi në kafiteri.
Ndërkaq kur e njëjta vajzë tentoi ta provokoi të dashurin e saj të dytë, gjërat nuk shkuan siç mendoi ajo, edhe pse e dashura e tij ishte e bindur se ai ka më shumë gjasa ta tradhtojë. Megjithatë ndodhi e kundërta, ai përpos që nuk e lejoi aktoren t’i afrohet, ai vazhdimisht ia bënte me dije se është në lidhje dhe se nuk dëshiron t’ia prish vetës jetën.
Por, është interesant se në fund të videos vajza e cila do të duhej të “gëzohej” që të paktën nuk e tradhtuan të dy, ajo filloi të qajë për faktin se pse pikërisht i dashuri i saj i parë e tradhtoi e jo i dyti, pasi ai e tërhiqte më shumë. /Telegrafi/