Telegrafi

Vajza që dyshohet se ka vrarë gjysmë vëllanë e Kim Jong-Un, ishte “pjesëmarrëse e spektaklit Pop Idol”? (Foto/Video)

Gruaja e dyshuar për vrasjen e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, raportohet se ka qenë pjesëmarrëse e versionit vietnamez të reality show-it “Pop Idol”.

Doan Thi Houng 28-vjeçe, e cila është e njohur në botën e shoubizit, aktualisht është në duart e autoriteteve malaziase për shkak të dyshimit se ka dorë në vrasjen e Kim Jong-Nam, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz besojnë se ajo ngjan me vajzën që kishte garuar në versionin vietnamez të “Pop Idol” gjatë vitit të kaluar.

Katër ditës para se Kim Jong-Nam të vritej në aeroportin e Kuala Lumpurit, ajo kishte postuar një fotografi me një maicë të veshur me mbishkrimin “LOL”, që është mjaft e ngjashme me atë të dyshuarës që e kanë filmuar kamerat e sigurisë.

Familjarët e vajzës, të dhënat e të cilëve po përshtaten me ato që i ka policia, thonë se rrallë herë kanë qenë në kontakt me vajzën e tyre, pasi ishte larguar nga shtëpia kur ishte vetëm 18-vjeçe.

Postimin e fundit në Facebook ajo e kishte bërë më 11 shkurt në qytetin Kampong Best në Malajzi.

“Dua të flejë më shumë, por pranë teje”, shkruante buzë fotografisë së postuar ku shihej e shtrirë në krevat symbyllur.

Shumicën e fotografive që i kishte postuar në profil, janë shkrepur nëpër ahengje të ndryshme dhe nga dhomat e hoteleve. Sa i përket shkollimit ajo ka shkruar se ka kryer studimet në Harvard, por familja e saj nuk e beson këtë version. /Telegrafi/