Studentja 24-vjeçare Ukabed Sheybani u takua me të dashurin e saj Cherna Ameria në mars të këtij viti dhe ajo është mjaft e sigurt se ai është “i vërtetë”.
Ajo postoi një video në TikTok ku shihej se po i propozonte atij përpara miqve.
“Ne u takuam në Tinder në mars. Marrëdhënia jonë është vërtet diçka e veçantë. Çdo ditë kam flutura në stomak për shkak të tij. Ai më trajton si një mbretëreshë. Pra, pse nuk fejohemi”?, tha vajza, shkruan The Sun.
@ukabedsheybaniI did it? #fyp #foryou #fördig #viral #proposal♬ original sound – luisa
Videoja e parë në lidhje me propozimin grumbulloi më shumë se 11 milionë shikime.
Videoja ndau njerëzit në TikTok, të cilët disa ishin kundër kësaj, disa e përkrahën.
“Duket sikur ai ka turp”, “Unë preferoj të mbytem në oqean sesa ta bëj këtë”, “Oh jo”, “Sa e turpshme”,”Burrat duhet ti propozojnë grave”, janë vetëm disa nga 27,000 komentet poshtë klipit.
@ukabedsheybaniHere comes full version of the proposal ? #fyp #foryou #fördig #viral #proposal #tinder @tinder♬ ‘Til Death Do Us Part – Brian Nhira
Kur Ukabed i propozoi Chern, ai menjëherë ra dakord. Por ajo ia prishi planin sepse ai donte t’i propozonte asaj. /Telegrafi/