Telegrafi

Vajza përgjak djalin me çantë në Tiranë, publikohen pamjet e arrestimit (Video, +16)

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme rreth një orë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Një qytetar ka arritur të filmojë një moment të pakëndshëm pranë zonës së Librit Universitar.

Një person i gjakosur duket se si po shoqërohet nga policia në makinën e tyre.

Sipas dëshmitarëve por edhe nga ato që thotë personi, mendohet se e ka goditur një vajzë e cila shfaqet pak më tej në këtë video, transmeton JOQ.

Raportohet se ky njeri e kishte ngacmuar këtë vajzë dhe se ajo e kishte goditur me çantë duke e gjakosur, por kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Nga pamjet duket se si përveç këtij personi, në polici shoqërohet edhe vajza. Ju ftojmë në vijim të ndiqni pamjet që shqetësuan mjaft banorë në atë zonë.