Site icon Telegrafi

Vajza për pak sa nuk bie nga shkëmbi derisa ishte duke fotografuar të ëmën

Një vajzë nga Teksasi është filmuar kur për pak sa nuk bie nga maja e shkëmbit, derisa po tentonte t’i bënte fotografi nënës së saj në Kanionin e Madh.

Emily Koford, 20-vjeçe nga Austini i Teksasit, kishte shkuar në Kanionin e Madh në Arizona së bashku me të ëmën Erin Koford, kur ngjarja e tmerrshme ndodhi, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar nga distanca, shfaq Emilyn dhe të ëmën e saj në maje të shkëmbit, që nuk ka kurrfarë rrethoje mbrojtëse përreth.

Dhe kur Erin lëviz prapa disa hapa, ajo për pak sa nuk bie nga shkëmbi. E gjitha ndodhi derisa po tentonte të fotografonte të ëmën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=l9Q5UXVIUNU

Exit mobile version