Site icon Telegrafi

Vajza pa hixhab tërhiqet zvarrë nga policia iraniane (Video)

Ky është momenti shokues kur një vajzë pa hixhab tërhiqet zvarrë nga organet e sigurisë në Iran, pasi ajo së bashku me shoqet e saj janë kapur duke luajtur me revole të ujit.

Videoja është publikuar në internet nga gazetari Masih Alinejad, kurse lokacioni i saktë i videos së filmuar nuk dihet. Megjithatë aty shihet konfrontimi i zyrtarëve policorë me një grup të vajzave, transmeton Telegrafi.

Në video shihet zyrtarët policorë të uniformuar duke qëndruar pranë veturës zyrtare, nga ku tentojnë të arrestojnë një femër. E kur personi që e filmon këtë moment tenton të afrohet, shihet se si njëri nga policët tërheq zvarrë femrën që nuk kishte hixhab.

“Nuk lejoheni të jeni qenie njerëzore në Iran”, ka shkruar përbri videos së publikuar në Twitter.

“Ky grup i vajzave po luante me revole të ujit dhe dukej se po kënaqeshin. Shikoni se si brutalisht janë sulmuar dhe tërhequr zvarrë nga policia – e gjitha ndodhi vetëm pse ato po kënaqeshin”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version