Telegrafi

Vajza nuk do të mund të shohë ekzekutimin e babait të saj nga shteti i Missourit

Një 19-vjeçare amerikane nuk do të jetë në gjendje të shohë të atin e saj të ekzekutohet, pasi një gjykatës mbështeti një ligj që thotë se ajo është shumë e re.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kevin Johnson përballet me ekzekutim të martën për vrasjen e një oficeri policie në vitin 2005, kur ai ishte 19 vjeç.

Dhe ai kërkoi që vajza e tij, Khorry Ramey, të merrte pjesë.

Unioni Amerikan i Lirive Civile kishte paraqitur një mocion urgjent në emër të saj, duke argumentuar se ligji i shtetit shkelte të drejtat e saj kushtetuese.

Kevin Johnson qëlloi dhe vrau Sgt. William McEntee, më 5 korrik 2005. Ai la pas një grua, një vajzë dhe dy djem.

Ata thanë se kërkesa e moshës në ligjin e Missourit – që ndalon këdo nën moshën 21 vjeç të dëshmojë një ekzekutim – nuk i shërbente asnjë qëllimi sigurie.

Johnson, 37 vjeç, ka qenë në burg që kur Ramey ishte dy vjeçe.

Dyshja ndërtoi një lidhje përmes vizitave, telefonatave, letrave dhe emaileve.

Madje ajo solli në burg djalin e saj të porsalindur për të takuar gjyshin e tij muajin e kaluar.

Kevin Johnson në gjykatën e Clayton, 3 prill 2007, në Clayton, Missouri.

“Jam me zemër të thyer që nuk do të jem në gjendje të jem me babin tim në momentet e tij të fundit”, tha zonja Ramey në një deklaratë, duke shtuar se babai i saj kishte punuar shumë për të rehabilituar veten në burg dhe se ajo po lutej për të.

Johnson u dënua për vrasjen fatale të oficerit të policisë së Missourit, William McEntee, baba i tre fëmijëve.

Avokatët e Johnson kanë bërë apele duke kërkuar t’i kursejnë jetën atij.

Edhe pse ata nuk e sfidojnë faktin se ai është fajtor, ata argumentojnë se racizmi luajti një rol në dënimin me vdekje. /Telegrafi/