Telegrafi

Vajza nuk pushon së qari, propozimi për martesë “lë në hije” koncertin e yllit të muzikës (Video)

Dy ish të dashuruarit e universitetit që u bashkuan falë dashurisë së tyre të përbashkët ndaj Taylor Swift pothuajse e lanë “në hije” yllin pas propozimit të tyre romantik në koncertin e saj të kohëve të fundit në Londër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për James Thompson, 23 vjeç, nga Epsom, Surrey, i cili i propozoi të dashurës së tij për tre vjet Alina Barrett, 22 vjeç, nga Cardiff, duke qëndruar pranë skenës në koncertin e fundit të Wembley.

E momenti kur James u ulë në gjunjë është bërë viral, me mijëra e mijëra shikime në momentin e veçantë të çiftit të “kapur” nga dashuria.

Dhe siç mund të shihet në pamje, një pjesë e spektatorëve kishin “harruar” yllin, duke përqendruar vëmendjen tek propozimi. /Telegrafi/