Pak ditë më parë një ngjarje e pazakontë ndodhi në Durrës, ku një vajzë nga Venezuela, është hedhur nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese, duke rënë mbi tendat e lokalit.
Policia pas hetimeve zbuloi se vajza ishte konfliktuar me një 39 vjeçar nga Sukthi, dhe për t’i shpëtuar dhunës është hedhur nga dritarja.
Ndërkohë korrespondentja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi, bën me dije se dy personat në fjalë janë zënë për radhën e përdorimit të tualetit, që më pas ka degradua dhe në konflikt fizik.
Më pas policia ka zbuluar se bashkë me 23-vjeçaren ishin dhe 4 vajza të tjera të huaja, që në Durrës prej disa kohësh, ushtronin aktivitetin e prostitucionit.
Pas ngjarjes, vajzat e tjera janë pikasur me valixhe në dorë dhe kanë tentuar që të largohen. Ndërkohë më herët, në momentin e sherrit, vajzat kanë ndërhyrë për të ndihmuar shoqen e tyre, pasi të gjitha ato jetonin në këtë godinë. /Telegrafi/