Jeni mësuar që të dëgjoni vetëm për burra që bëhen makthi i grave duke i përndjekur për seks apo për lidhje dashurie? Ka edhe femra që e bëjnë këtë.
I tillë është rasti i një 27-vjeçareje nga Tirana e cila ka përndjekur për disa kohë një burrë, madje edhe e ka kërcënuar 39-vjeçarin me inicialet R.D.
Burimet nga Policia e Tiranës thanë për “Panorama” se gruaja 12 vjet më e vogël, i dërgonte vazhdimisht SMS në telefon burri që e përndiqte, duke u kthyer në makth për 39-vjeçarin po nga Tirana.
Duket se vajzës i kishte rënë keq në kokë për këtë person dhe teksa pa se nuk po ia arrinte qëllimit, për të krijuar lidhje me të, e ka kërcënuar edhe në rrugë.
Por, 27-vjeçarja me inicialet Sh.L, është paraqitur në Komisariatin numër 1 për të bërë kallëzim duke pretenduar se ishte ajo e dëmtuara dhe sikur 39-vjeçari e kishte përndjekur dhe kërcënuar.
Padia e saj është rrëzuar pasi Policia arriti të zbulonte mashtrimin e vajzës duke e arrestuar.
SH.L do të akuzohet për përndjekje, por edhe për kallëzim të rremë.