Site icon Telegrafi

Vajza nga Kosova, Fatime Gashi u zgjodh “Miss Manchester”

Fatime Gashi është përzgjedhur gjatë mbrëmjes së kaluar më e bukura e qytetit të Machesterit.

Emigrantja shqiptare ka arritur që të kurorëzohet me titullin e “Miss Manchesterit”.

Bukuroshja është studente e fakultetit të mjekësisë në Salford dhe fitoi zemrat e gjyqtarëve në finalen e madhe.

Me pamje mahnitëse dhe linja trupore seksi, 21-vjeçarja dha një mesazh të shkurtër duke thënë se “sa herë që ndihmoni dikë, ju bëheni hero”.

Theksojmë se Fatimja së bashku me familjen u largua nga Kosova si refugjate në vitin 1999, ku edhe filloi një jetë të re.

Ajo jeton dhe vepron në qytetin e Manchesterit, të cilën e konsideron edhe si shtëpinë e saj.

Ndryshe, ajo është në përfundim e sipër të biomjekësi në Universitetin e Salfordit dhe jeton me babanë, Demushin, instruktor i vozitjes, nënën Qefseren, e cila punon për Amazon. /Telegrafi/

Exit mobile version