Site icon Telegrafi

Vajza nga Kina ka 12 gishta në duar dhe 14 në këmbë

Në secilën dorë ka nga gjashtë gishta dhe nga shtatë në secilën këmbë. Rekordin e deritashëm e mbanin Pranamya Menaria (5) dhe Devendra Harne (15) nga India.

Të dyja kishin nga 12 gishta në duar dhe nga 13 në këmbë, respektivisht 25 gjithsej. Prindërit e Ley Yadinit janë të lumtur që vajza e tyre do të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness, përfaqësuesit e së cilit pritet t’i numërojnë gishtat e kinezes së vogël.

Ley Yadi ashtu si edhe Pranamya dhe Devendra vuajnë nga polidaktilia. Kjo anomali paraqitet në një nga 500 lindje.

Përveç tek njerëzit paraqitet edhe tek macet dhe qentë. Gishtat shtesë zakonisht nuk janë funksional. /Telegrafi/
 

Exit mobile version