Telegrafi

Vajza nga Kaçaniku largohet nga shtëpia, familja nuk e di se ku ndodhet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kaçanik një femër shqiptare ka raportuar se vajza e saj, e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Në njoftim të Policisë thuhet se e ëma dyshon se vajza është duke bashkëjetuar me një mashkull shqiptar me të cilin kishte lidhje dashurie.

“Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim. /kp/