Telegrafi

Vajza nga Gjermania e cila që 15 vite nuk i ka prerë flokët, sot i ka 175 centimetra të gjata

Një vajzë e re e cila nuk i ka prerë plotë për plotë 15 vite, thotë se tani ato janë hiq më pak se 175 centimetra të gjata.

Stefanie Classen nga Dusseldorfi i Gjermanisë, ka dokumentuar udhëtimin e saj në Instagram se si gjithçka filloi me rritjen e flokëve, që gati sa nuk janë bërë dy metra, transmeton Telegrafi.

E i dashuri i saj 29-vjeç, Ralph Kopitz që me profesion është IT, i realizon të gjitha fotografitë e flokëve të saj të gjata që më pas i publikon në mediat sociale.

Stefanie thotë se gjithmonë flokët e gjata i kanë asocuar në bukuri, dhe si adoleshente kishte marrë vendim që të mos i prej flokët. /Telegrafi/