Një vajzë 10-vjeçare i mbijetoi një nate në një stuhi të madhe bore në Rusi duke përqafuar një qen, sipas televizionit shtetëror rus dhe medieve lokale.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vajza, emri i së cilës nuk përmendet në raport, doli nga shkolla e saj në qytetin Uglegorsk javën e kaluar, por nuk arriti të kthehej në shtëpi. Qyteti ndodhet në ishullin perëndimor rus të Sakhalin, që është goditur nga bora e madhe dhe erërat që arrinin me shpejtësinë 38 deri në 50 milje në orë.
Autoritetet dhe banorët lokalë e kërkuan vajzën përgjatë natës pasi u konstatua se ishte zhdukur.
Kërkimet u fokusuan në shtëpitë me kafshë shtëpiake, pasi vendasit raportuan se e kishin parë vajzën duke luajtur me një qen në mbrëmjen para zhdukjes së saj. Prindërit e saj gjithashtu i thanë policisë se sa shumë i pëlqente asaj të luante me kafshët shtëpiake.
Një vullnetar e gjeti vajzën të nesërmen në mëngjes, të ulur me qenin në koliben jashtë dhe duke e përqafuar për t’u ngrohur, sipas televizionit shtetëror rus.
Vajza u dërgua në spital derisa bëhet e ditur se gjendja e saj është e shëndetëshme, thuhet në raport. /Telegrafi/