Kur keni një fëmijë të vogël dhe një qen në shtëpi, është e pashmangshme që ata të dy të ndajnë ndonjëherë ushqimin – qëllimisht ose jo.
Zakonisht, qeni e kupton shumë shpejt se do të marrë një kafshatë të shijshme fillimisht nga anëtari më i vogël i familjes, ndaj përpiqet të jetë gjithmonë pranë tij.
Fëmijët dhe qentë bëjnë gjithmonë shaka interesante dhe një përdorues i TikTok ndau një video të vajzës së saj të vogël duke marrë tasin e ushqimit të qenit të saj.
Në video, vajza mban një tas në duar, shikon se çfarë ka në të dhe shikon nënën e saj, e cila po e filmon.
Qeni është i hutuar, shikon vajzën dhe më pas pronarin, sikur i kërkon shpjegim. Më pas ai shikon përsëri vajzën e vogël, por nuk duket aspak i zemëruar.
“Ai e lë të bëjë çfarë të dojë”, ka shkruar pronari në përshkrimin e videos. /Telegrafi/
@lexutti He just lets her do whatever she wants 😂 #bestdogever ♬ original sound Lexi Utti