Site icon Telegrafi

Vajza lindi me dy dhëmbë

Caulfiled tha se kishte vërejtur dhëmbët e përparmë në pjesën e poshtme të nofullës së foshnjës menjëherë pas lindjes, derisa të nesërmen kur po i jepte gji ndjeu një dhimbje dhe pa se dhëmbët i kishin dalë tamam foshnjës.

“Gjyshja më ka thënë se kjo është vërtetë një gjë e rrallë”, tha Patricia.

Vogëlushja Faye tash është dyjavëshe dhe dhëmbët i janë rritur edhe më shumë. Te shumica e fëmijëve dhëmbët e parë paraqiten vetëm pas gjashtë muajsh pas lindjes.

Bashkëshorti i Patricias po ashtu ishte i habitur, por ai mahitet duke thënë se e ka më lehtë pasi nuk ka nevojë t’i japë gji vajzës, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/

Exit mobile version