Telegrafi

Vajza lëpin qafën e gazetarit – gjatë transmetimit LIVE (Video)

Gjithsesi, gjatë një transmetimi live disa gjëra janë të papritura dhe të paimagjinueshme, dhe ndoshta nuk do e kishit imagjinuar që dikush t’ju lëpijë në qafë.

Në këtë video, do të shihni gazetarin Tim Becker, i cili po raportonte Live nga South East Portland për KOIN6.

Teksa Tim, nisi raportimin një vajzë e re iu afrua pas. Vajza bionde shfaqet me fytyrën buzagaz dhe e lëpin gazetarin në qafë.

Gazetari reagon duke u larguar, dhe kur kthen kokën pas për të parë se çfarë ishte, vajza e re largohet duke qeshur.

Për momentin, Tim, bëhet konfuz dhe nuk e kuptoi se çfarë ndodhi, por vazhdoi raportimin e tij me profesionalizëm duke u thënë shikuesve “Më falni!”.