Pamjet e filmuara në një klasë, ku një vajzë e vogël e mbuluar po recitonte pjesë nga Kurani, janë ndaluar nga autoritetet pasi sipas tyre, ato dëmtojnë shëndetin mental të të rinjve.
Çerdhet nëpër gjithë rajonin e Kinës e kanë ndaluar përdorimin e termeve religjioze, pasi publikimi i videos së vajzës duke recituar Kuran, mori vëmendjen e rrjeteve sociale, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Vendi, Qeveria e së cilës funksionon si ateiste, i lejon qytetarët e saj që të praktikojnë fenë e tyre.
Por pasi mijëra persona shikuan këtë klip, autoritetet e edukimit e kanë dënuar përmbajtjen e pamjeve të cilat thuhej se e dëmtojnë shëndetin mental të fëmijëve, raporton Christian Daily.
Pamjet raportohet se janë bërë në Linxia, provincën e Gansu, e cila është shtëpia e 1,6 miliardë myslimanëve, vendi i tretë me i banuar nga islamët pas vendeve si Xinjiang dhe Ningxia.
Autoritetet e vendit thanë se këto pamje kanë zgjuar zemërim tek publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=a114l0Xp6a0