Site icon Telegrafi

VAJZA, këto janë GABIMET më të MËDHA që i bëni gjatë DUSHIT

Dushi duket si diçka normale i cili bëhet çdo ditë dhe është diçka që nuk mund ta bësh gabim, apo jo? Epo, gabim! Ju mund të jeni duke bërë gjëra në dush të cilat më shumë ju sjellin dëme sesa të mira.

Nuk i pastroni këmbët

Ju mendoni se sapuni apo shamponi që shkon nga flokët në këmbët mjafton për t’i mbajtur këmbët e pastra dhe të shëndetshme. Fatkeqësisht, kjo vetëm sa e rrit mundësinë e shkaktimit të kërpudhave në këmbë apo baktereve. Prandaj, fërkoni këmbët çdo herë që bëni dush dhe mos harroni t’i thani mirë, transmeton Telegrafi.

Nuk e zgjidhni kremin e duhur

Dushi e ka shprehi t’jua thajë lëkurën. Por, këtë dukuri mund ta luftoni duke e lyer lëkurën menjëherë pas dushit. Prandaj, është shumë e rëndësishme të zgjidhni kremin e duhur, në mënyrë që të shmangni acarimin e lëkurës.

Bëni dush të gjatë

Mund t’ju duket se aq më i gjatë dushi, aq më të pastër do të jeni, mirëpo duhet konsideruar edeh faktorë tjerë. Jo vetëm që jeni duke i harxhuar më shumë se shtatë litra ujë çdo minutë që pastroheni, por gjithashtu e rritni mundësinë e lëkurës së thatë. Prandaj, përpiquni ta kufizoni kohën në tualet në 10 minuta ose më pak.

Bëni dush të nxehtë

Kur është fjala për lëkurë të thatë, aq më i nxehtë që është dushi që e bëni, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Avullimi i shumtë e thanë lëkurën, prandaj ndryshojeni këtë shprehi. /Telegrafi/

Exit mobile version