Mark Wahlberg sot është një prej aktorëve shumë të suksesshëm në Hollywood.
Mirëpo, ai ka depërtuar në skenë si reper dhe lider i grupit “Marky Mark and the Funky Bunch”, ndërsa në vitin 1991 patën hitin “Good Vibrations”.
Mirëpo, ai hoqi dorë nga muzika për të ndjekur karrierën filmike dhe vendimi i tij ishte i duhuri, pasi sot numëron shumë filma të suksesshëm.
Dhe gjatë një pjesëmarrjeje të përbashkët me vajzën e tij në një emision në radio, Ella Wahlberg i kërkoi babait që të këndonte rep.
“Babi dua të të dëgjoj duke bërë rep tash”, i tha 13-vjeçarja në emisionin The Dan Patrick Show.
Mirëpo, asaj nuk i pëlqeu përgjigja që mori. Aktori filloi të thoshte me rima fjalë që e turpëruan Ellan dhe ajo i kërkonte të ndalej. Por, ai vazhdoi më tej. /Telegrafi/