Ndër shenjat e hershme të plakjes është edhe rrudhosja e qafës që ndodh për shkak se muskujt e qafës apo platitma nuk janë të lidhura në ndonjë ligament apo asht për ta mbajtur stabilitetin e vet.
Lëkura vazhdimisht e humb elasticitetin dhe përgjatë viteve rrudhoset më shumë, transmeton Telegrafi.
Ky problem bën që shumë gra të brengosen dhe të shpenzojnë shumë para e kohë për ta zgjidhur këtë problem.
Sidoqoftë, për ta shmangur këtë problem duhet që patjetër t’i ndiqni këshillat e mëposhtme.
Konsumoni më shumë vitaminë C
Vitamina C është antioksidantë natyral që mund ta merrni nga ushqime të ndryshme. Sipas disa hulumtimeve, përdorimi i kremave me vitaminë C rezulton në parandalimin e shfaqjes së rrudhave te qafa.
Dermatologia Beatriz Molina rekomandon një serum me askorbik-L për absorbim më të shpejt në lëkurë.
Shmangni ekspozimin në diell
Si çdo pjesë tjetër e trupit, edhe lëkura në qafë mund të dëmtohet nga rrezet ultra-vjollcë të diellit. Prandaj, përdorni krem kundër diellit apo shmangni ekspozimin në diell.
Bëni ushtrime fizike
Ushtrimet e rregullta fizike të qafës bëjnë që ta mirëmbani qafën përgjatë viteve. Prandaj, shumë ekspertë rekomandojnë që ta ushtroni qafën dy herë në javë për një lëkurë më elastike. /Telegrafi/