Një vajzë indiane nuk e duroi braktisjen nga i dashuri i saj dhe u hakmor duke i prerë atij penisin.
Kur 23 vjeçari i tha se nuk mund të martohej me të, ajo e priti shumë keq. Indiania 20 vjeçare thuri plan për ta bërë të dashurin të paguante. Ajo e ftoi atë në shtëpi për të bërë seks, por e lidhi dhe me një drapër i preu organin gjenital.
Veprimi i saj ishte hakmarrje në mënyrë që i riu mos të kishte marrëdhënie intime me bashkëshorten e ardhshme. Pasi i preu penisin, autorja doli në rrugë duke mbajtur në dorë një pjesë të organit.
Çuditërisht i plagosuri u përpoq ta mbronte 20 vjeçaren, duke i thënë familjes se e kishte kryer vetë veprimin. Por më pas u zbulua e vërteta dhe vajza indiane akuzohet për tentativë vrasjeje, transmeton tema.
Familja e 23 vjeçarit ishte kundër kësaj martese, pasi të rinjtë i përkisnin kastave të ndryshme.