Site icon Telegrafi

“Vajza ime Princeshë” vjen këtë të shtunë nga stilisti i njohur Mr. Rex (Foto)

Stilisti i njohur kosovar Mr. Rex më datë 24 qershor (e shtunë) do të promovojë një tjetër koleksion shumë interesant.

Këtë herë bëhet fjalë për një koleksion veshjesh për vajzat e vogla, ndërsa është titulluar me emrin “Vajza ime Princeshë”.

Organizimi mbahet në qendrën tregtare “Dardha” në Prishtinë, me fillim në ora 12:00, deri në orën 18:00.

Mr. Rex veçohet për stilin e tij dhe krecionet e veçanta, ndaj të tilla priten të jenë edhe veshjet e reja të këtij koleksioni të veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version