Site icon Telegrafi

Vajza e Xhemajl Mustafës shpreson se Gjykata Speciale do të zbardhë vrasjen e babait të saj

Në 17 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Xhemajl Mustafa, familja Mustafa si shpresë të fundit për zbardhjen e vrasjes së tij i ka në Gjykatën Speciale.

E bija e Xhemajl Mustafës, Beriana Mustafa, ka thënë se kërkesat e saj për drejtësi kanë filluar të shndërrohen në klishe, ndërsa ka thënë se edhe LDK-ja është dashur të jetë më e zëshme në zbardhje të vrasjes së babait të saj.

“Për organet e drejtësisë që janë kapur prej politikës në Kosovë kjo tashmë është e ditur edhe apeli im nuk qëndron më tek këto organe. Apeli im nuk qëndron as drejt misionit EULEX, sepse është një mision,  i cili çdo ditë po i dalin skandalet dhe po tregon që është e zhytur në korrupsion. E vetmja fije e shpresës e vogël dhe e fundit në ketë rast është Gjykata Speciale. Këtë rast po e marr me shumë rezervë edhe Gjykatën Speciale megjithatë mbetet e fundit e cila do të trajtojë rastin e prindit tim dhe rastet e tjera të cilat janë vrasje me motiv politik”, tha Mustafa.

Ajo tha se nëse edhe Gjykata Speciale nuk arrin t’i qes para drejtësisë ata që kanë dhënë urdhër për ekzekutimin e babait të saj, atëherë drejtësia në Kosovë le të mbyllet.

Ndryshe, në përvjetorin e 17 të vrasjes së Xhemajl Mustafës familjarë dhe drejtues të LDK-së kanë bërë homazhe pranë varrit të Mustafës në fshatin Gllamnik të Podujevës. /KP/

Exit mobile version