Telegrafi

Vajza e Xhemajl Mustafës pyet Rexhep Selimin: Çfarë bëre për vrasjet e pasluftës, kur ishte ministër i Punëve të Brendshme?

Pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe vajza e Xhemajl Mustafës, gazetarja Berianë Mustafa, e cila në një postim në Facebook, ka pyetur se a ka treguar ndonjëherë Selimi për vrasjet e pasluftës.

Berianë Mustafa ka shkruar se as Selimi e as LDK-ja nuk kanë bërë asgjë për t’i zbardhur këto vrasje.

“Pren Rexhep Selimi pren per nder….A ka thane noj here ndonje informate per vrasjet qe kane ndodhe …ne kohen sa ishte minister i rendit publik, ne kuader te qeverise se perkohshme….po nejse nuk eshte qe edhe LDK ka bere ndonjehere dicka per me i zbardhe keto vrasje!” (sic), ka shkruar Berianë Mustafa.