Site icon Telegrafi

Vajza e vogël i tregoi në vesh Babagjyshit se çfarë dëshironte për Krishtlindje – shprehja e tij u bë hit në rrjetet sociale

Çdo fëmijë ka një listë dëshirash se çfarë duan nga Babagjyshi, por dëshira e vogëlushes Aurora e befasoi jo pak njeriun më të dashur për fëmijët gjatë festave të fundvitit. Përkatësisht, vajza prej dy vitesh kërkon një motër.

“Aurora ka një nga shpirtrat më të butë në botë. Sa herë që sheh fëmijën, buzëqeshja e saj e ndritshme më bën të ndihem e butë. Nuk ka dyshim se ajo do të ishte një motër e madhe e mrekullueshme”, tha nëna e Aurora, Silvia Solorio, për Newsweek.

Silvia regjistroi reagimin e Babagjyshit ndaj dëshirës së pazakontë të Aurorës. Shprehja e tij e fytyrës i thotë të gjitha, dhe video më vonë u postua në TikTok ku ka mbledhur më shumë se dy milionë shikime.

@aurora_solorio #fyp #christmas #viraltiktok ♬ Rockin’ Around The Christmas Tree – Brenda Lee

Sipas Solorios, Babagjyshi kishte përgjigjen perfekte. Ai i tha Aurora se “motra e saj do të jetë këtu së shpejti sepse ajo është në listën e fëmijëve të mirë”.

Edhe pse Solorio aktualisht nuk është shtatzënë apo nuk planifikon një shtatzëni në të ardhmen e afërt, ajo nuk e përjashton mundësinë e zgjerimit të familjes. /Telegrafi/

Exit mobile version