Një vajzë e re palestineze është filmuar duke bartur në shpinë motrën e saj të vogël – duke ecur më shumë se dy kilometra në Gaza, para se të hasë në ndihmë.
Vogëlushja ishte goditur nga vetura, por pas një viti luftë dhe sulmeve izraelite, sistemi shëndetësorë në Gaza është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe nuk ka kapacitete për të trajtuar të gjithë personat që kërkojnë ndihmë, transmeton Telegrafi.
Një gazetar palestinez i doli në ndihmë asaj dhe motrës së vogël të cilat i dërgoi me veturë deri në kampin al Bureij në pjesën qendrore të Gazas.
Sipas përkthimit të Anadolu Agency, gazetari Alaa Hamouda që po filmonte videon, e pyet vajzën se pse po e bartë në shpinë motrën e saj.
Ajo i thotë se motra është goditur nga vetura dhe se janë në kërkim të trajtimit mjekësor – duke shtuar se e kishte bartur në shpinë për më shumë se një orë. /Telegrafi/