Site icon Telegrafi

Vajza e vogël “çmendet” pas pulave dhe këndon për to

Është e njohur se fëmijët mund të lidhen me kafshë të ndryshme, dhe në rastin e vogëlushes Alice, ato janë pulat.

Në TikTok, nëna e saj Maria Godinez ka ndarë një video të ëmbël ku vajza jo vetëm që përqafon dy pulat e saj, por u këndon edhe atyre.

Pavarësisht se në këngën e saj Alice vetëm përsëriste “pio, pio, pio”, ajo tingëllonte si një melodi e ëmbël që ia kushtonte shokëve të saj të dashur.

Ky nuk ishte momenti i vetëm kur Maria gjeti vajzën e saj pranë pulave; Alice e vogël shpesh kalon kohë me to në oborrin e familjes, dhe sa herë që mundet, i merr ato në krah dhe i përkëdhel.

Videoja e ëmbël ka bërë xhiron e internetit në TikTok, dhe një miqësi kaq të pastër dhe të ëmbël midis fëmijëve dhe kafshëve nuk e kemi parë për një kohë të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version