Telegrafi

Vajza e Steve Jobs fshin Instagramin pasi ish-partneri i saj është lidhur me Selena Gomez

(Fotomontazh: Daily Mail)

Këngëtarja Selena Gomez është sërish e dashuruar dhe nuk ndahet nga i dashuri i saj i ri, muzikanti Andrew Taggart, anëtar i dyshes së famshme “The Chainsmokers”.

Çifti përpiqet ta mbajë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, por fotografët amerikanë i kanë kapur tashmë në një takim.

Pas publikimit të fotografive, ish e dashura e Taggart, Eve Jobs, vajza më e vogël e të ndjerit Steve Jobs, e ka fshirë profilin e saj në Instagram, ku më parë ishte shumë aktive.

Ndryshe, 24-vjeçarja e nisi lidhjen me muzikantin në verën e kaluar, por duket nuk zgjati shumë.

Lexo po ashtu Pretendohet se Selena Gomez ka nisur një lidhje të re dashurie me Andrew Taggart

Anëtari i grupit të popullarizuar e harroi shpejt për të vazhduar me Selenan, e cila nuk ka pasur një lidhje të njohur publikisht që nga viti 2017, kur u nda me The Weeknd. /Telegrafi/

The Chainsmokers (Foto: Getty)