Telegrafi

Vajza e Salgados mahnit futbollistët e Realit me zërin e saj në aeroplan, Ronaldo në fund ia dhuron një puthje (Video)

Real Madridi është rikthyer nga emiratet arabe si kampione e botës pas suksesit në finale 1-0 ndaj Gremios.

Golin e vetëm e shënoi futbollisti më i mirë në botë për vitin 2017, Cristiano Ronaldo nga gjuajtja e lirë.

Por në aeroplanin privat duke u kthyer në Madrid, futbollistët u argëtuan nga vajza e ish-mbrojtësit të tyre Michael Salgado.

Malu Salgado është 14-vjeçare dhe pasion e ka muzikën pasi veçohet për një zë shumë të bukur.

Ajo ka pasur fatin që të këndojë para futbollistëve madrilen një këngë dhe i ka mahnitur ata.

Në fund të këngës Manu është duartrokitur nga futbollistët madrilen, ndërsa portugezi Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një puthje për ta falënderuar për këngën.

Pasi Ronaldo ia dhuroi puthjen në faqe, vajza u skuq nga turpi pasi futbollistët tjerë madrilen bënin shaka me portugezin.

Gjithsesi me këngë dhe atmosferë të mirë, ‘Mbretërit’ u rikthyer në Madrid ku i pret një ndeshje e vështirë në fundjavë pasi përballen me Barcelonën. /Telegrafi/