Babai i Patti Davis mbijetoi në një atentat në vitin 1981.
Vajza e ish presidentit Ronald Regan që i mbijetoi atentatit për vrasjen e tij, ka kritikuar Donald Trump-in për nxitje të dhunës në tubimet e tij, shkruan The Independent.
Në një publikim në ‘Facebook’, vajza e Regan-it, Patti Davis, shkroi që komenti i tij mbi ‘amendamentin e dytë’, do të nxis votuesit që i pëlqejnë armët të ‘bëjnë’ diçka rreth rivales së tij Hillary Clinton.
“Po zotëri Trump fjalët kanë rëndësi. Por ti e di këtë, gjë që e bën këtë edhe më tmerruese”, transmeton KosovaPress.
Fjalimi i tij i fundit kontrovers ishte të këshillonte që mënyra e vetme për të ndalur rivalen demokratike Hillary Clinton nga zgjedhja e Gjykatës Supreme do të ishte ta qëllojnë atë.