Site icon Telegrafi

Vajza e Peles jep një përditësim zemërthyes për gjendjen e legjendës së futbollit

Vajza e Peles ka thënë se familja është mirënjohëse për një natë tjetër që kanë kaluar me legjenën e futbollit botëror.

Kely Nascimento ka postuar një përditësim tronditës pasi familja e tri herë fituesit të Kupës së Botës u mblodh për të qenë pranë tij në spital për Krishtlindje, pasi kanceri ka përkeqësuar situatën e tij.

Fëmijët e tij kanë postuar foto emocionale të legjendës braziliane, derisa është duke luftuar që të dalë nga spitali edhe pse gjendja e tij është e rënda.

82-vjeçari po luftonte me kancerin e zorrës së trashë që nga shtatori i vitit të kaluar. Mjekët thanë se kanceri i tij ishte avancuar këtë javë dhe se ai kërkon kujdes në lidhje me mosfunksionimin e veshkave dhe kardiak.

Në një postim në Instagram, Kely tha se “familja duhet të jetë mirënjohëse për shumë gjëra, madje edhe duke kaluar Krishtlindjet në spital”.

“Edhe në pikëllim mund të jemi vetëm falënderues. Faleminderit që jeni bashkë, faleminderit për gjithë dashurinë tuaj, faleminderit që mund të jem këtu tani me të”.

“Gëzuar Krishtlindjet, shumë shëndet, shumë dashuri, shumë gëzim, shumë të qeshura dhe shumë pasion, sot dhe gjithmonë, për të gjithë ju. Një natë tjetër me të”, ka shkruar më tej ajo.

Më herët ajo postoi një foto të familjes, përfshirë gruan e tij Marcia Aoki, të mbledhur në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo. /Telegrafi/

Exit mobile version