Site icon Telegrafi

Vajza e Paul Walker me pasuri milionëshe nga vdekja e babait

Nuk jeton më, por Paul Walker i ka siguruar jetën vajzës së tij.

Meadow Walker ka bërë goditjen e madhe duke siguruar plot 10 milionë dollarë nga vdekja e babait të saj.

Ajo ka arritur marrëveshjen me kompaninë e sigurimit të shoferit Roger Rodas, i cili po drejtonte makinën në aksidentin fatal ku humbi jetën së bashku me yllin e “Fast and Furious”. Përfaqësuesi ligjor i 16 vjeçares thotë se baza e marrëveshjes milionëshe qëndron në faktin se Rodas ishte pjesërisht fajtor për aksidentin, edhe pse nuk po e drejtonte në mënyrë veçanërisht të rrezikshme.

Nuk dihet ende se si do ndahet shuma e 10 milionëve, e cila do të paguhet jo vetëm nga kompania e sigurimit, por edhe nga pasuria e Rodas.

Exit mobile version