Një fotografi e prindërve Mark Lester, 62 vjeç, dhe Sonia Lester, 46 vjeçe, duke parë vajzën e tyre në fustanin e saj të dasmës, ka fituar çmimin “Master of Wedding Photography” – sepse është me të vërtetë emocionale.
Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dita ishte veçanërisht prekëse pasi Marku dhe Sonia kishin menduar gjithmonë se vajza e tyre më e vjetër, Jenna, do të ishte e para që do të martohej.
Por për fat të keq Jenna vdiq në moshën 16 vjeçe, pasi u rrëzua dhe ishte e sëmurë nga një dëmtim i trurit.
Dhe duke parë vajzën e tyre më të vogël, Sam, që të martohej, nënkuptonte vërtet shumë.
“Kjo ditë ishte një e çmendur, emocionale”, tha Sam.
“Ka 12 vjet që kur kam humbur motrën time dhe ndihem sikur prindërit e mi do të donin ta shihnin atë në një fustan të dasmës para meje”. /Telegrafi/