Site icon Telegrafi

Vajza e paralizuar tregon si i shpëtoi tërmetit në Thumanë: “Hajde dajë më merr në krahë”

Tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë Joridën e gjeti në karrige invalidësh dhe në pamundësi për t’u larguar me vrap si gjithë të tjerët. Ishte daja e saj ai që i shpëtoi jetën.

35-vjeçarja nga Thumana është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momentet e panikut të asaj nate që u kthye në tragjedi për familjen e saj, Greku, ku 3 pjesëtarë të kësaj familje u shuan në rrënoja.

“Tërmetin e parë e ndjeva, por s’ja vura rëndësinë. Pastaj ra dhe tërmeti i dytë. U tremba por se vura veshin. Më pas i thirra dajës; ‘hajde më merr në krah dhe më nxirr jashtë’. Jashtë kam qëndruar me frikë, pasi kisha frikë mos më binte ndonjë ccisternë. Dhe aty jashtë kur isha ra një tërmet i fortë. Më kanë marrë në krah me gjithë karrocë policët. Shtetit i lutem të vërë dorën në zemër, të më ndihmoj pasi kam nevojë për një strehë”, tha Jorida për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.

Për të parë videon kliko KËTU

Exit mobile version